Mourinho kërkon të ribashkohet me Kluivert

Futboll 04 Shkurt 2018 11:25

Jose Mourinho, trajneri  i Manchester United, sipas mediave britanike është duke kërkuar me ngulm që të transferojë 18 vjeçarin e super talentuar të Ajaxit, Justin Kluivert.

Justin është djali i Patrick Kluivert, ish sulmuesit shumë të njohur të Ajaxit dhe Barcelonës dhe pikërisht në kohën kur Kluivert kaqenë super yll në Barça, Mourinho ka qenë në shtabin teknik të klubit dhe e njeh Justinin, kur ka qenë pjesë e shkollës së futbollit të Barcelonës.

Mirror ka shkruar se palët janë afër që të arrijnë një marrëveshje, sipas së cilës Ajax do të përfitonte 10 milionë funta për transferin e Kluivertit në Premier Ligë.

Jose Mourinho ka kontratë afatgjate me Manchester Unitedin dhe blerja e futbollistit 18 vjeçar, konsiderohet si një lëvizje strategjike dhe jo diçka që mund të përmirësojë menjëherë formën e luhatshme të Unitedit këtë sezon.

United dje shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Huddersfield. Ndonëse Juan Mata në këtë fitore luajti si startues, mediat spekulojnë se pikërisht Mata mund të jetë ai që e pëson, në kuptimin e minutazhit dhe rolit në ekip, nëse Kluivert paraqitet në klubin nga Old Trafford.

-->