Mourinho kishte falënderuar gjyqtarin Oliver që e kishte përjashtuar nga FA Kupa (Video)

Futboll 12 Prill 2018 11:59

Gjyqtari Michael Oliver që nga akordimi i një penalltie shumë diskutabile në takimin e mbrëmshëm ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit është në qendër të vëmendjes të gazetarëve sportivë dhe jo vetëm.

Mediat janë marrë edhe me vendimet e tij të kontestueshme më herët, edhe me shfaqjen e tij në derbin e Mançesterit që mund të ishte përcaktues për titullin e kampionit të Anglisë e deri tek teoritë dhe pohimet se UEFA ka agjendë anti italiane.

Adhuruesve të Manchester United ky gjyqtar ju kujtohet shumë mirë meqë vazhdojnë të pohojnë se padrejtësisht, si pasojë e vendimeve të tij kishin humbur në çerekfinalen e kupës së Federatës Angleze të Futbollit (FA Cup), vitin e kaluar.

Madje, në një konferencë për media kah fundi i sezonit të kaluar, Jose Mourinho kishte “falënderuar” Michael Oliverin që e ka përjashtuar nga kupa FA ekipin e tij, sepse në atë kohë United po bëhej gati për fazën finale të garave në Premier League dhe në Europa League dhe nuk dot mund të mund të përballonte edhe finalen e Kupës FA për shkak të lëndimeve në ekipin e tij.

Komenti ironik i Mourinhos edhe në atë kohë pati ngjallur reagime të shumta dhe i kishte dhënë publicitet të madh vendimeve të këtij gjyqtari, i cili mbrëmë mund të thuhet se ka vendosur se si përfundon karrierën një prej portierëve më të mirë në histori dhe si vazhdon Liga e Kampionëve këtë sezon me katër ekipe nga katër shtete në gjysmëfinale. /Insporti.com

-->