Mourinho: Kjo skuadër nuk duhet të nënvlerësohet

Futboll 12 Gusht 2019 16:48

Jose Mourinho ka thënë se asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar Manchester Unitedi, edhe pse nuk është i njëjti ekip si në kohën e Sir Alex Fergusonit.

“Djajtë e Kuq” mbrëmë mposhtën Chelsean me një rezultat të thellë 4-0 në “Old Trafford”.

“Njerëzit duhet ta respektojnë. Ky nuk është Manchester Unitedi i njëjti si para 15-20 vjetëve, por ka disa lojtarë të mirë”, tha fillimisht strategu portugez.

“Chelsea nuk mendoi shumë për dobësitë e kundërshtarit, mirëpo shikuan vetëm kualitetet e tyre. Kur ke Marcus Rashfordin në anën e majtë, duhet të dish që mund të të lëndojë”, përfundoi Mourinho.

Kujtojmë se portugezi në fundjavë deklaroi se janë vetëm katër skuadra që mund ta fitojnë titullin e Premierligës, duke i përjashtuar dy ish-skuadrat, Chelsean dhe Manchester Unitedin.