Mourinho: Kjo skuadër shpenzoi shumë para në afatin kalimtar, do të luftojë për Championsin

Futboll 13 Gusht 2019 13:39

Ish-trajneri i Manchester Untiedit, Jose Mourinho beson që Atletico Madrid ka shpenzuar shumë para këtë verë.

Atletico sezonin e kaluar përfundoi e dyta në tabelë, 11 pikë më pak se Barcelona dhe këtë sezon do të mundohen të fitojnë çdo titull.

Sipas teknikut portugez, që është i papunë që nga muaji dhjetor, skuadra e Simeones do të rivalizojë për titull të La Ligas dhe Championsin këtë edicion.

“Atletico ka shpenzuar shumë, është e gatshme për të luftuar për Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Është e qartë se Barcelona dhe Reali do të shpenzojnë shumë para, sepse janë në nivel të lartë. Në vitet e fundit nuk ka harxhuar shumë para. Është koha për të thënë se jemi këtu për të treguar vetën dhe për të fituar”, deklaroi ai.

Trajneri portugez, tani është pjesë e panelistëve të Sky Sports.