Mourinho: Ky është futbollisti më i mirë që kam parë

Futboll 09 Tetor 2019 21:40

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka zbuluar se Ronaldo braziliani është lojtari më fenomenal që ka parë.

Në një interviste me LiveScore, ai foli për talentin më të mirë që ka parë me sytë e tij.

“Ronaldo ishte fenomeni. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë karriera më të gjata dhe kanë qëndruar për 15 vite në majë, por nëse flasim vetëm për talent dhe aftësi, askush nuk e kalon Ronaldon. Kur isha te Barcelona me Bobby Robson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë. Dëmtimet i vranë karrierën, por talenti i atij 19-vjeçari ishte diçka e pabesueshme”, është shprehur Mourinho.