Mourinho me “lies and bulls..” sërish shpërthen ndaj analistëve

Futboll 16 Shkurt 2018 16:28

Trajneri i Manchester Unitdit Jose Mourinho sërish ka reaguar ashpër në pyetje të gazetarëve, kësaj radhe kur ata shprehën interes për statusin dhe formën e Paul Pogbas.

Portugezi e pranoi se Pogba nuk është në formë dhe ka probleme, mirëpo, spekulimet për konflikt midis tij dhe Pogbas i ka quajtur rrena dhe dokrra (lies and bulls…).

Pogba ka qenë kohëve të fundit ë fokus të medieve për shkak të shfaqjeve të tij në fushë dhe jashtë saj, mirëpo, Mourinho pohoi se do ta vendosë në 11shen shartuese në ndeshjen e kësaj fundjave që Man United e zhvillon me Huddersfieldin.

“Në këtë vend ka shumë analistë të futbollit, por do të doja të më tregonit se çfarë pozitë luajti Pogba në ndeshje me Newcastle. A ka luajtur mesfushor? Shumë mirë, ne kemi pasur në mesfushë Nemanja Maticin në pozitën 6, Jesse Lingard në anën e djathtë dhe Pogban në të majtën.

A e dini cila është pozita e preferuar e Pogbas në formacionin 4-3-3? Është pozita 8. Është lehtë të shihet që Pogba nuk ka luajtur mirë në ndeshje me Newcastle, por këtu ka analistë që paguhen miliona dhe duhet ta lexoni lojna si duhet, e jo tu jepni njerëzve dokrra për të lexuar” ka përfunduar Mourinho shumë emocional.

Takimi i Huddersfieldit me Man Utd zhvillohet në kuadër të xhiros së pestë të Kupës së Anglisë.

-->