Mourinho: Më bindi projekti i pronarëve, pasioni i tifozëve është i jashtëzakonshëm

Futboll 04 Maj 2021 15:34

AS Roma ka njoftuar se trajneri portugez, Paulo Fonseca në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi, shkruan Insporti.com.

Teksa, tashmë edhe zyrtarisht drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm do ta merr trajneri portugez, Jose Mourinho, cili ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Këtë e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho, i cili ka dhënë fjalët e para si trajner i Romës.

Ai ka deklaruar se pas takimit me pronarët e klubit është bindur për projektin e ri dhe pasioni i madh i tifozëve të Romës, ia kanë bërë më të lehtë vendimin.

“Pas takimeve me pronarët, unë menjëherë i kuptova ambiciet e tyre për Romën. Pasioni i jashtëzakonshëm i tifozëve të Romës më kanë bindur që unë të pranoj punën dhe unë mezi po pres fillimin e sezonit të ri. Daje Roma”, ka dekaruar Mourinho, transmeton Insporti.com.

Së fundmi, Mourinho ishte trajner i Tottenhamit për dy vite.

Ndryshe, tekniku portugez ka përvojë edhe në Itali, ai ishte trajneri i Interit, me të ciliët fitoi tripletën gjatë sezonit 2010/11. /Insporti/

-->