Mourinho me pagë marramendëse në Spurs, por nuk është më i paguari në botë

Futboll 20 Nëntor 2019 13:56

Emërimi i Jose Mourinho në bankinën e Tottenham ka bërë bujë në botën e futbollit. Rikthimi i portugezit në futbollin anglez nuk është pritur edhe aq mirë, pasi shumë analistë nuk presin që ai të ketë sukses me klubin nga Londra e Veriut, shkruan Insporti.com.

Mourinho do të jetë trajneri i dytë në botë më i paguari me pagë vjetore 15 milionë euro, gjithnjë sipas Tuttomercato. Portugezi është pas trajnerit spanjoll të Manchester City, Pep Guardiola i cili fiton 20 milionë euro në vit.

Pas Mourinhos, në vendin e tretë është trajneri argjentinas, Diego Simeone i cili pagë vjetore ka prej 13 milionë euro.

Ish trajneri i Real Madridit, Chelsea dhe Interi do të ketë pagë dukshme më të madhe se sa Jurgen Klopp, që për një vit në Liverpool fiton shtatë milionë euro.

 

 

Por, Mourinho nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe të madhe në vitet e fundit, ndërsa Klopp dhe Guardiola janë duke e dëshmuar se janë më të mirët në treg.

Mbetet të kuptohet se a do të arrijë të fitojë ndonjë trofe me Spurs, pasi në çdo klub që ka qenë ka fituar.

“Special One” ishte shkarkuar nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018, pas humbjes nga Liverpooli me rezultat 3:1.

Tottenham mbrëmë shkarkoi trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino pas pesë sezoneve.  /Insporti.com/

-->