Mourinho merr meritat për zbulimin e Salah

Futboll 27 Prill 2018 12:00

Mohamed Salah sot po llogaritet ndër më të mirët, por dikur në radhët e saj e kishte edhe skuadra e Chelseat, të cilët egjiptiani nuk i bindi dhe pas huazimit së pari te Fiorentina, e pastaj edhe te Roma, skuadra romake e transferoi atë për 15 milionë euro në “Olimpico”.

Në atë kohë trajner i “Bluve” të Londrës ishte portugezi Jose Mourinho, i cili deklaron se ishte kundër shitjes së Salah, por ishte Chelsea që nuk i bind dhe e largoi.

“Është e padrejtë të thuash që isha unë që e shita Salah. Përkundrazi ka ndodhur e kundërta, isha unë që e zbulova dhe e mora te Chelsea”, tha Mourinho.

Jose Mourinho ka dëshirë të thotë të vërtetën në lidhje me përvojën e hidhur të Mohamed Salah te Chelsea, me portugezin si trajner, i cili deklaron se ishte munduar të bind drejtuesit e Chelseat ta mbajnë egjiptianin.

“E gjithë ajo që po bën ai tani, po i habit të gjithë, mendoj edhe atë vetë”, vazhdoi Morinho.

“Isha unë që e udhëzova klubin e Chelseat të merrte Salah. Erdhi kur ishte ende një djalosh dhe nuk kishte përgatitjen fizike dhe psikologjike për të luajtur në Premier League. Gjithçka ishte e vështirë për të dhe me kërkesën e tij e huazuam te Fiorentina, ku nisi procesin e pjekurisë”.

“Jam shumë i lumtur për atë që po i ndodh tani, sepse ka shënuar kundër të gjithë kundërshtarëve, me përjashtim të Manchester United”, përfundoi Mourinho, duke iu referuar faktit se Salah nuk ka shënuar në asnjë nga dy ndeshjet kundër “Djajve të Kuq”. /Insporti.com

-->