Mourinho i ndërpret intervistën Matic pas ndeshjes

Futboll 06 Mars 2018 08:56

Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic, ishte lojtari meritor i cili i siguroi skuadrës së tij një fitore sensacionale mbrëmë, kur shënoi një super gol në minutën e fundit të ndeshjes.

Manchester United i Mourinho-s e gjeti veten në disavantazh prej 2-0 nga Crystal Palace, por megjithatë arriti ta rikthen rezultatin, madje duke dal nga ajo ndeshje me tre pikë të plota.

Pas ndeshjes, ndodhi një moment interesant dhe qesharak derisa mesfushori Nemanja Matic, i cili shënoi golin e fitores, po intervistohej nga Gary Neviile dhe Jamie Carragher, trajneri Jose Mourinho kishte ndërhyrë duke e pyetur me shaka serbin, mos ndoshta ishte zgjedhur lojtari i ndeshjes.

Matic në mes të intervistës kishte filluar të buzëqeshte dhe iu kthye Mourinho-s duke i thënë se nuk ishte zgjedhur lojtarë i ndeshjes, e më pas i shtrëngoi dorën trajnerit portugez. /Insporti.com

-->