Mourinho ndërron mendje për Kumbullën: “Lojtari ynë më i mirë sonte”

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e ka cilësuar mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën si lojtarin më të mirë në fitoren e skuadrës së tij ndaj Cagliarit.
Kumbulla luajti 90 minuta të plotë në këtë fitore, duke e bërë një paraqitje shumë të mirë, për të cilën mori lëvdata të mëdha nga trajneri portugez.
“Kumbulla ishte lojtari ynë më i mirë sonte, gjë që më lumturon mua shumë. Ai pati shumë vështirësi këtë sezon. Unë kam qenë i ashpër me të në stërvitje por ai s’e humbi përulësinë dhe qetësinë asnjëherë dhe është rritur shumë që prej atëherë”, tha Mourinho për mbrojtësin e Shqipërisë.
Kumbulla i ka bërë vetëm tetë paraqitje në Serie A ka nën udhëheqjen e Mourinhos këtë sezon.
Mourinho kishte qenë i ashpër ndaj Kumbullës në të kaluarën, duke e kritikuar publikisht.