Mourinho ndoshta duhet të zgjedh mes Ronaldos apo De Geas

Futboll 24 Prill 2018 10:57

Dy transferime të bujshme përmenden tek skuadra e Manchester United, tash e më shumë se dy vite.

Njëri është largimi i David de Gea nga Man.United në drejtim të Real Madrid, e tjetri është rikthimi i Cristiano Ronaldo nga Madridi në “Old Trafford”.

Përkundër se këto ditë herë konfirmohej, e herë përgënjeshtrohej lajmi se Real Madrid dhe Manchester United kanë arritur akord për portierin David de Gea, një transferim në vlerë prej 100 milionë eurosh thuhej nga disa mediume spanjolle, tani duket se ka dalur një opsion tjetër në pah.

Ky opsion edhe mund të jetë i mundur, pasi përmendet futbollisti i cili edhe pas largimit ka ngelur i preferuari i “Djajve të Kuq”, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.

Sipas raportimeve të “Diario Gol”, thuhet se trajneri Jose Mourinho është i gatshëm ta përdorë David de Gean në kuadër të një marrëveshjeje për ta kthyer përsëri Cristiano Ronaldon në Manchester United.

Jo vetëm tifozët e Man.United, por edhe Mourinho, e ka dëshirë ribashkimin me futbollistin portugez, të cilin e drejtoi sa ishte në stolin e “Los Blancos”.

A do të ishte i gatshëm Jose Mourinho dhe drejtuesit e Man.United, ta lëshojnë nga duart një portier siç është David de Gea, i cili e ka kryer ndoshta edhe gjysmën e punës të fazës defensive në skuadër, për një super lojtarë tjetër siç është Cristiano Ronaldo, kjo sipas “Diario Gol”, po, edhe mund të ndodh.

Megjithatë, raportimi në fjalë shkon edhe një hap më larg, duke thënë se, nëse Real Madrid dhe presidenti Florentino Perez, e refuzojnë këtë marrëveshje, atëherë Manchester United, do të ofronte mesfushorin Paul Pogba për Cristiano Ronaldon.

Me gjithë afrimin e fundit të sezoni dhe pastaj afatin kalimtar të verës, kjo periudhë pritet të jetë e nxehtë me futboll, përfshirë Botërorin në Rusi, por edhe transferimet e bujshme që duket se na presin. /Insporti.com

-->