Mourinho në “hall” me Alexis Sanchez!

Futboll 08 Mars 2018 17:06

Në ndeshjen e fundit të Manchester United kundër Crystal Palace, trajneri Mourinho mezi ka arritur të fitoj ndaj kundërshtarit të tij Roy Hodgson. Madje, fitorja është siguruar në minutata e fundit të këtij takimi me golin e Nemanja Matic.

Një nga lojtarët që kishin ndeshje të dobët me Crystal Palace, është lojtari Alexis Sanchez të cilin Mnachester United po e paguan 650 mijë euro në javë. Për shkak formës së dobët të ish lojtarit të Arsenalit, Mourinhos i kanë lindur dilema të mëdha se si të organizoj sulmin qindra milionësh të Manchester United.


A duhet Mourinho ta heq nga formacioni i parë Alexis Sanchezin?

Sanchez ka ardhur nga Arsenali në Man UTD me formë të dobët, dhe në 8 ndeshjet e fundit për “djajt e kuq” ka shënuar vetëm 1 herë. Deri tani, trajneri portugez ka testuar në tri pozita Sanchez, i cila ka dështuar të tregoj sukses si: sulmues anësor i majtë, i djathtë dhe në pozitën pas sulmuesit Romelo Lukaku, si nr. 10 tradicional.

Talent shumë i rëndësishëm për Man UTD është Marcus Rashford i cili është paraqitur në vitin 2018, vetëm 52 minuta. Mirëpo, në ndeshjen e fundit ai ka shkëlqyer për Man UTD dhe Mourinho është detyruar të mendoj seriozisht se kush duhet të paraqitet në 11-shën e parë kundër Liverpoolit këtë vikend.

Statistikat tregojnë, që Mourinho duhet ta largoj nga formacioni i parë Alexis Sanchez dhe t’i mundësoj hapësirë super talentit anglez, Marcus Rashford.

Ndeshja e Manchester United kundër Liverpoolit, do të determinoj këtë javë vendin e dytë dhe të tretë. Nëse Man UTD fiton kundër Livepool, atëherë ata do të jenë 5 pikë larg kundërshtarit të tyre të vjetër. Në anën tjetër nëse Liverpool arrin të shënoj fitore, do të dalin në pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme të Premier League, kështu Jurgen Klopp duke përmbysur Jose Mourinhon. /Insporti.com

-->