Mourinho në vitin 2015: Nuk bëhem kurrë trajner i Tottenham, për shkak tifozëve të Chelsea

Futboll 20 Nëntor 2019 11:22

Jose Mourinho është emëruar trajner i Tottenham në mëngjesin e sotëm, duke e zëvendësuar trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino, shkruan Insporti.com.

Lajmi për emërimin e tij si trajner i Tottenham ka qenë befasues për shkak të kaluarës së tij me Chelsea. Mourinho është bërë legjendë sa ishte trajner i rivalit lokal të përbetuar të Spurs, Chelsea.

Gjatë periudhës së dytë si trajner i Chelsea në vitin 2014, trajneri portugez kishte deklaruar se kurrë nuk do t’i bashkohej Tottenhamit.

Po ashtu ishte raportuar se Tottenham kishte kontaktuar Mourinhon në vitin 2007. Ai i kishte deklaruar se ishte kontaktuar nga Spurs në atë kohë për “Daily Mail”. “Po, (janë të vërtetë). Unë nuk mund të shkoj, nuk mund të stërvis në Angli për dy vite. Unë nuk do ta marrë drejtimin e Spurs sepse i dua shumë tifozët e Chelsea”.

Që nga kjo deklaratë kanë ndryshuar shumë gjëra.

Shumë tifozë të Chelsea kanë humbur respektin për të për gjatë kohës së tij si trajner i Manchester United.

Vendimi i tij për t’i bashkuar “Gjelave” do t’i bëjë edhe më shumë kundër tij.

Emërimi i Mourinhos nuk është pranuar mirë nga një pjesë e madhe e tifozëve të Spurs, pasi kanë kërkuar largimin e tij në Twitter me hashtagun “#mourinhoout”.

Ndryshe, Mourinho ka fituat tre tituj të Premier Ligës si trajner i Chelsea.

Portugezi ishte i pa punë që nga shkarkimi i tij nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018. /Insporti.com/

 

-->