Mourinho i pakënaqur me gjestin e Pogbas

Futboll 21 Mars 2018 14:20

Gjesti i Pogbas, pas fitores së Manchester United ndaj Liverpool, ku gjatë intervistës së trajnerit Jose Mourinho, e kishte ndërprerë atë për ta përshëndetur, fillimisht kaloi në shaka dhe me nuanca pozitive.

Mirëpo, përkundër buzëqeshjes që Mourinho shfaqi gjatë asaj përshëndetjeje para kamerave, duket se portugezi nuk ka qenë fare i gëzuar me këtë gjest të Pogbas dhe më pas në zhveshtore ia ka bërë me dije edhe mesfushorit francez këtë gjë.

Ai gjestin e Pogbas e pa si të pasjellshëm, derisa Mourinho po mundohej të shfaqte një analizë të thellë për lojën e ekipit të tij, në një intervistë për BBC-në.

Madje që pas atij momenti, Mourinho nuk e kishte futur më Pogban në 11-shën startuese, e në ndeshjen kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve, francezi u inkuadrua nga banka por dëshpëroi, kurse kundër Brighton në FA Cup, ishte në bankë, por nuk u fut fare.

Marrëdhënia e Jose Mourinhos dhe Paul Pogba, tash e një kohë ka qenë pjesë e mediumeve të ndryshme, ku thuhej se raporti i tyre nuk është edhe aq pozitiv.

Muajin e kaluar, shtypi anglez bëri të ditur për një takim sy më sy, në mes Mourinhos dhe Pogbas në zyrën e trajnerit, i cili kishte zgjatur një orë, ku ata kishin folur lidhur me formën e dobët të francezit në kohët e fundit dhe për pozitën më të mirë ku ai do të mund të luante. /Insporti.com

-->