Mourinho pas humbjes “thumbon” pronarët e Romës: Unë nuk kam lojtarë

Futboll 07 Nëntor 2021 16:17

Roma u mposht me rezultatin 3-2 ndaj Venezias.

Në pjesën e parë Roma arriti të përmbyste rezultatin nga 1-0 në 1-2 duke mbyllur pjesën e parë në fitore. Por në të dytën ndodhi komplet e kundërta sepse Venezia përmbysi totalisht rezultatin duke fituar 3-2.

Mourinho është i zënë me “shpatulla pas murit” por arsyen e rezultateve negative e ka gati.

“Luajtëm mirë , sulmuam shumë e krijuam shumë raste. Por ka diçka, unë kam thënë të njëjtën gjë gjithmonë. U lodha duke e përsëritur por po e them dhe këtë herë.

Drejtuesit duhet të bëjnë hyrje në merkato sepse gjëndja nëse vazhdon kështu atëherë më vjen keq por çdogjë do të përkeqësohet më shumë.

Darmian I Inter-it ka një karton të verdhë ose është i lodhur, Interi e ndërron me Dumfries.

Kjaer ka karton të verdhë ose është i lodhur, Milan e ndërron me Romagnolin.

Nëse doni them edhe 1000 shëmbuj të tjerë, por jo nga ekipi im, sepse unë nuk kam lojtarë”.

Kështu ka thumbuar përsëri Mourinho drejtuesit e klubit ku i bën thirrje të bëjnë blerje.

-->