Mourinho pas talentit holandez

Futboll 12 Maj 2018 16:32

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho vazhdon të kërkoj talentin a madh holandez të Ajaxit, Justin Kluivert.

Kluivert ka shënuar 11 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat dhe kjo ka bërë që klube të mëdha evropiane të shprehin interesim për të.

19-vjeçari holandez ka befasuar me nivelin e treguar në sezonin e tij të parë të plot me gjigantët e Eredivisie.

Gjiganti anglez, Unitedi e dëshiron me çdo kusht talentin holandez pasi kërkon të përforcojë edhe më shumë sulmin.

Sipas mediumit britanik The Guardian, është trajneri Mourinho, i cili e do holandezin nën urdhrat e tij dhe ua ka bërë me dije drejtuesve.

Megjithatë, transferimi i Kluivert nuk do të jetë i lehtë për Djajtë e Kuq pasi lojtari ka shumë skuadra pas vete.

Është gjiganti spanjoll, Barcelona që po shqyrton transferimin e Kluivert, i cili është djali i ish-sulmuesit të tyre, Patrick.

Edhe vet lojtari ka deklaruar se Blaugranët janë ëndrra e tij, por e ka cilësuar si të shpejt kalimin në këtë kohë në Camp Nou. /Insporti.com

 

-->