Mourinho rikthen Pogba-n në skuadër kundër Sevilla-s

Futboll 21 Shkurt 2018 11:23

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Sevilla-s dhe Manchester United, trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se Paul Pogba do të jetë në përzgjedhjen e lojtarëve që portugezi ka bërë gati për ballafaqimin e sotëm.

Mourinho ka përgënjeshtruar zërat e kohëve të fundit, që në mes atij dhe mesfushorit francez, ka lëkundje në raportet e tyre. Edhe për një lojtarë që është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes, francezi ka mundur të ndihet keq në kritikat lidhur me paraqitjet e tij të fundit dhe lumturinë e tij në “Old Trafford”.

Trajneri i United, javën e kaluar pranoi se forma e Pogba-s ka pësuar një rënie, por me nervozizëm përjashtoi “gënjeshtrat” që sugjeronin se ka pasur një plasaritje në raportin i tij me mesfushorin francez, i cili edhe do të mund ta startonte në fitoren e së shtunës kundër Huddersfield në kuadër të FA Cup, po të mos ishte me grip.

Megjithatë 24 vjeçari është rikuperuar me kohë për ndeshjen sotme të fazës së 1/8 së finales kundër Sevilla-s në Ligën e Kampionëve, ku ka sugjerime nga mediat se Pogba është paguar me një shifër rekord për klubin, pikërisht për kësi lloj përballjesh të rangut të garave si Champions League dhe ai duhet ta dëshmojë veten e tij në ndeshje si kjo e sotmja.

Jose Mourinho bëri të ditur se Pogba është rikuperuar plotësisht dhe ka qenë pjesë e stërvitjeve me ekipin e United, para përballjes me kundërshtarët e Sevilla-s.

“Mund të vëreni se në stërvitje kanë qenë të pranishëm disa lojtarë, që nuk ishin pjesë e skuadrës në ndeshjen kundër Huddersfiled për shkak të lëndimeve si, Pogba, Valencia, Rashford e Herrera, e po ashtu edhe De Gea, të cilin Mourinho e pushoi dhe të gjithë tani janë të gatshëm për ndeshjen kundër skuadrës spanjolle.

Jashtë ekipit mbesin edhe me tutje, Zlatan Ibrahimovic, Marcos Rojo, Daley Blind, Marouane Fellaini dhe Phil Jones, të cilët janë të lënduar.

“Unë normalisht them se ëndrra për triumf në Ligën e Kampionëve fillon rreth ndeshjeve çerekfinale dhe jo më herët. Në fazën e 1/8-ës, ku jemi për momentin, duket sikur ka ende rrugë të gjatë për të bërë”, u shpreh ndër të tjera Jose Mourinho, në konferencën për shtyp. /Insporti.com

-->