Mourinho i sheh dy kombëtare evropiane në radhët e favoritëve

Futboll 03 Qershor 2018 10:01

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ka përmendur emrat e skuadrave që beson se mund të shfaqen si konkurrente për triumf në Kampionatin Botëror.

Mourinho sivjet do të punojë si analist televiziv në Kampionatin Botëror dhe pritet të paguhet në shtatë shifra për një muaj punë në Rusi.

Sidoqoftë, ai ka dhënë një intervistë të gjatë për edicionin britanik të magazinës GQ, ku ka folur për botërorin që e ka cilësuar si “bashkë me Lojërat Olimpike, ngjarjen më të pabesueshme në nivel shoqëror”.

“Mendoj se Argjentina dhe Portugalia mund të arrijnë rezultate të mira sepse Messi dhe Ronaldo janë të aftë të inspirojnë Kombëtaret e tyre përkatëse”.

“Ne e kemi fituar Evropianin më 2016, është një skuadër në gjendje të bëjë gjithçka. Pastaj është Brazili, për shkak se selektori i tyre di të luajë taktikisht shumë mirë dhe të mbështetet në talentin brazilian, kurse nga kombëtaret evropiane përshtypje më ka bërë Spanja. Por, nuk i dihet kurrë”, u shpreh ai.

-->