Mourinho shkruan historinë në Itali: Thyen rekordin e Allegrit

Futboll 04 Tetor 2021 18:10

Roma mposhti dje Empolin me rezultat 2-0.

Kjo fitore ishte e veçantë për Mourinhon pasi arriti një rekord të ri në Serie A.

Trajneri portugez regjistroi një ecuri prej 42 ndeshjeve rradhazi pa humbje në shtëpi që është ecuria më e mirë që nga viti 1994/1995.

Mourinho me këtë rast kaloi Allegrin i cili kishte 41 ndeshje i pamposhtur si trajner i Serie A në shtëpi me Juventusin.

-->