Mourinho i shpëton dënimit nga FA

Futboll 07 Mars 2018 10:30

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është person i cili di të jetë në qendër të vëmendjes, herë me qëllim, por ndodh edhe kur vetëm karizma e tij e bënë këtë gjë.

Në ndeshjen kundër Crystal Palace, të cilën United e fitoi si mysafir me rezultat 3-2, përkundër që ishte në dizavantazh prej dy golave, Mourinho nuk arriti të mbante emocionet.

Mirëpo para fitores, portugezi kishte momente nervozë dhe në njërin prej tyre kishte goditur një shishe, e cila përfundoi duke e goditur një shikues në tribuna dhe këto pamje u shikuan mjaft në rrjetet sociale.

Sido që të jetë, u duk qysh aty se Mourinho këtë gjë nuk e kishte bërë qëllimshëm duke kërkuar falje menjëherë tek shikuesi, por Federata e Futbolli anglez nuk e morri me kaq shaka fillimisht këtë gjë, duke paralajmëruar se edhe mund ta sanksionojë trajnerin e “Djajve të Kuq”.

Megjithatë pas shqyrtimit të atij momenti, duket se edhe FA ka parë që nuk ka qenë një gjest i qëllimshëm dhe serioz, e me kërkim faljen e portugezit drejt tifozëve të Crystal Palace, ka përfunduar gjithçka dhe nuk do ketë as gjobë e as ndonjë ndalesë për Jose Mourinho-n.

Për një gjest të ngjashëm, Mourinho ishte ndëshkuar më parë, kur sezonin e kaluar në barazimin kundër West Ham u detyrua në mes të ndeshjes ta largohej në tribuna, e më pas u dënua me 16.000 funte gjobë dhe një ndeshje mos pjesëmarrje në bankinë si trajner. /insporti.com

-->