Mourinho sqaron të ardhmen e Ibrahimovicit

Futboll 02 Mars 2018 16:56

Jose Mourinho, trajneri i Manchester United ka dhënë mendimi ne tij për situatën e Zlatan Ibrahimovicit dhe klubit të famshëm të Premier Ligës.

Strategu portugez, ka bërë të ditur në konferencë për shtyp se suedezi mund të largohet në fund të sezonit për të nisur një aventurë të re në një vend tjetër.

“Për Zlatanin, mendoj se është sezoni i fundit te Manchester United dhe do të jetë vendim personal i tij nëse do të luajë apo të vazhdojë”, ka thënë Mourinho.

Suedezi e nisi mirë sezonin e parë te ‘Djajtë e Kuq’ duke qenë vendimtar në disa paraqitje, por lëndimi i pësuar në muajin prill gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj  Anderlechtit, ka bërë që nga ajo kohë të mos arrijë të rikuperohet plotësisht.

Për Ibrahimovicin më herët me të madhe është shkruar se karrierën do ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara.

-->