Mourinho tash edhe “shantazhon” lojtarët

Futboll 09 Mars 2018 11:08

Pasi ka blinduar kontratën deri ne verën e vitit 2020, Jose Mourinho ka marrë edhe fuqi të plotë nga klubi: kush nuk ndjek zgjedhjet e portugezit do të përfundojë në listën e shitjeve.

Marrëdhëniet e acaruara te kohëve të fundit, mes trajnerit dhe mesfushorit francez Paul Pogba, me këtë të fundit të pakënaqur që është zëvendësuar shumë shpesh, kanë rritur përgjegjësinë e klubit për te rikujtuar hierarkinë.

Sipas asaj qe raporton The Indipendent, Ed Woodward, zv/presidenti ekzekutiv i Manchester United ka komunikuar me futbollistët duke i bërë të qartë se klubi mbështet idetë taktike të trajnerit dhe se kushdo që i refuzon ato është i destinuar të shitet. Dhe këtu nuk ka përjashtime as edhe për futbollistët më të shtrenjtë të Manchester United, transmeton TCH.

Sipas “The Indipendent”, kjo situatë nisi pas pakënaqësive që ka shfaqur Pogba për zëvendësimet e shpeshta që ka patur në këtë sezon. I nxitur edhe nga menaxheri i tij Mino Raila Pogba ka shprehur pakënaqësi për zëvendësimet. Francezi, që është blerja më e shtrenjtë në historinë e Manchester United ka luajtur një sezon të mirë me 10 asist dhe 3 gola, ndërsa prej kohësh kërkohet nga PSG dhe Real Madrid.

-->