Mourinho te Newcastle së bashku me ish-futbollistin e tij

Futboll 25 Qershor 2019 08:51

Rafael Benitez zyrtarizoi largimin nga drejtimi i Newcastle Unitedit, teksa trajneri i dha fund aventurës një-vjeçare.

Teknikut i përfundonte kontrata në fund të qershorit dhe vendosi të mos rinovonte, ndërsa ka marrë edhe një ofertë nga Kina.

Tashmë klubi i veriut të Anglisë duhet të nis nga puna për të zëvendësuar spanjollin. Së fundmi, është përfolur se në stolin e ekipit me traditë mund të ulet portugezi Jose Mourinho.

Portugezi është pa punë prej kohës kur u shkarkua nga Unitedi, teksa është shprehur shpeshherë se do të pranojë projektin që e intrigon më shumë. Në fakt duket si një fantazi, megjithatë në aspektin financiar, Mewcastle është i gatshëm të kënaqë kërkesat e luzitanit.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se në stafin e Mourinhos mund të ketë vend për një person me të cilin ish-trajneri i Manchester United ruan marrëdhënie miqësore.

Bëhet fjalë për Marco Materazzin, lojtarin që e ka pasur nën urdhrat e tij në kohën e Interit, ku arritën edhe suksesin historik të tripletës.