Mourinho do të qëndrojë në United dhe do të rindërtojë ekipin

Futboll 18 Mars 2018 12:07

Pas një fjalimi 12 minutësh, që u përmend shumë në media ku adresoi kritika të shumta ndaj të gjithëve, përveç ndaj punës së tij, Jose Mourinho duket se megjithatë e ka besimin e plotë të pronarëve të Manchester Unitedit dhe do të tentojnë të rindërtojë ekipin e tij tërësisht për sezonin e ri.

Plani i tij dhe lojtarët që i ka vënë në shënjestër u zbuluan nga Romelo Lukaku, futbollisti i djajve të kuqë, i cili përmendi edhe emra të përveçëm të lojtarëve, të cilët pret ti shohë në fanellën e Unitedit sezonin e ardhshëm.

Sipas Lukakut planet janë që të Old Trafford të transferohen Blaise Matuidi, Ivan Perisic dhe Fred, kurse Anthony Martial , sipas të gjitha gjasave do të lirohet.

Përveç Martial, klubi mund ti lirojë edhe futbollistët Luke Shaw, Chris Smalling dhe Juan Mata.

Për klubin që ka paguar më shumë se 300 milion funte në transfere për dy vjet dhe nuk ka arritur sukses në Ligën e Kampionëve dhe klubin që paguan lojtarin më të shtrenjtë në Premier Ligë – Alexis Sanchezin, duket se e vetmja mënyrë për të shkuar tutje është për shpenzuar më shumë.

Në grafikën e Daily Mail paraqiten përforcimet që Mourinho kërkon dhe lojtarët që pritet ti lirojë.

-->