Mourinho thumbon Tottenham: Kam fituar gjysmë trofeu sezonin e kaluar

Futboll 09 Qershor 2021 16:44

Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit tek Tottenham Hotspur sezonin e kaluar, vetëm pak ditë para finales së Carabo Cup, raporton Insporti.

Tottenham Hotspur humbi finalen 0-1 nga Manchester City, teksa ekipin e drejtoi Ryan Mason.

Mourinho, i cili tashmë ka marr drejtimin e Romës, ka thumbuar ish skuadrën e tij, duke thënë se ai fitoi gjysmëtrofeu sezonin e kaluar.

“Ishte një shans për trofe tek një klub i cili nuk fiton shpesh trofe. Nëse më pyetni se sa trofe kam fituar në karrierë do të them që 25 e gjysmë. Gjysma është finalja të cilën nuk e luajta me Tottenham Hotspur” – deklaroi ai.

-->