Mourinho: Trajneri i vetëm i kënaqur me skuadrën e tij është Pochettino
Futboll
25 Gusht 2021
17:18

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka bërë shaka se trajneri i vetëm në botë i kënaqur plotësisht me skuadrën e tij është tekniku i PSG, Mauricio Pochettino.
Javë më parë, PSG-ja e transferoi Lionel Messin kurse deri në fund të afatit kalimtar, ka gjasa të bëjë edhe ndonjë lëvizje tjetër të madhe.
Krahas Messit, te PSG-ja gjatë këtij afati kalimtar që mbyllet më 31 gusht, transferoi edhe Gianluigi Donnarumman, Sergio Ramosin, Georginio Wijnaldumin, Achraf Hakimin e Danilo Pereiran.
“A njihni ndonjë trajner që është plotësisht i kënaqur me skuadrën e tij? Ndoshta, vetëm Pochettino, por askush tjetër!” – tha Mourinho kur u pyet se sa është i kënaqur me ekipin e tij dhe a mund të bëjë ndonjë përforcim gjatë afatit kalimtar.