Mourinho tregoi klasin e tij, uroi në zhveshtore Kastratin dhe futbollistët e Dinamos

Futboll 19 Mars 2021 08:22

Eliminimi i Tottenham Hotspur nga Liga e Evropës në fazën e 1/8 nga Dinamo Zagrebi ka qenë befasia e mbrëmjes, përcjell “Zeri.info”.

Dinamo Zagrebi ka arritur ta shkrijë epërsinë prej 2:0 të “Spurs” në ndeshjen e parë në Londër.

Kroatët fituan në Zagreb me rezultat 3:0 pas 120 minutave lojë duke bërë bujë të madhe në mediet ndërkombëtare për këtë rikthim senzacional.

Ndonëse ishte eliminim i hidhur, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka ardhur me gjestin e vitit duke u futur në zhveshtoret e skuadrës vendase duke i uruar ata.

Futbollistët e Dinamos e falenderuan strategun portugez duke ia kthyer me duartrokitje.

Pjesë e Dinamos është edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati që nuk u inkuadrua fare në 120 minutat e luajtura dhe mesfushori Arjan Ademi, që ishte titullar.

-->