Mourinho tregon nëse do të jetë trajner i ri në Real Madrid

Futboll 20 Shtator 2019 15:58

Jose Mourinho ka reaguar pas spekulimeve rreth rikthimit në Real Madrid.

Emri i portugezit ka filluar të përmendet pas presionit të madh mbi Zinedine Zidane te bankina e “Los Blancos”.

Por, Mourinho ka një reagim.

“Nuk më pëlqen të jem trajner në Real Madrid sepse ka një trajner. Nuk mund ta udhëhiqni një ekip që tashmë ka një trajner”, deklaroi Mourinho.

Mourinho foli edhe për kritikat ndaj trajnerit aktual, Zidane.

“Flas me respekt për një trajner që është atje dhe nuk bëhet fjalë për një askush në histori të Real Madridit”, theksoi ai.