Mourinho tregon pse vendosi për Tottenham

Futboll 20 Nëntor 2019 08:31

Jose Mourinho është emëruar trajner i ri i Tottenham Hotspurs, shkruan Insporti.com.

Tottenham njotoi përmes një komunikate se kanë emëruar portugezin si pasardhës të Mauricio Pochetttinos, i cili mbrëmë u shkarkua.

Mourinho ka bërë deklaratën e parë si trajneri i “Gjelave”, duke thënë se është i lumtur se do të punojë me këtë skuadër. “Jam i ngazëllyer t’i bashkohem një klubi me një histori të madhe dhe me tifozëri të pasionuar. Kualiteti në skuadër dhe në akademi më bën të lumtur. Të punojë me këtë futbollistë më ka tërhequr”, ka deklaruar “Special One”.

Mourinho ka qenë i papunësuar si trajner që nga dhjetori i vitit 2018, kur u shkarkua nga Manchester Unitedi. Tani, tre-herë fituesi i Premier Ligës është gati t’i kthehet botës së futbollit.

Ndeshjen e parë si trajner i Tottenham do ta ketë kundër West Ham United të shtunën në kuadër të Premier Ligës.

“Special One” në të kaluarën ka drejtuar në ishull, Chelsea dhe Manchester United.

Nën udhëheqjen e Pochettinos gjatë kësaj periudhe, Tottenhami përfundoi në top katërshe të Premier Ligës katër herë, si dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19.

Tottenham renditet në pozitën e 14 me 14 pikë pas 12 ndeshjeve të zhvilluara. /Insporti.com/

-->