Mourinho triumfon ndaj Guardiolas, Tottenham merr kreun e Premierligës

Futboll 21 Nëntor 2020 20:24

Tottenhami ka marrë tri pikë të arta në shtëpi ndaj Manchester Cityt.

Skuadra vendase fitoi me rezultat 2 – 0.

Kjo ndeshje ishte mjaft speciale për shkak të dy trajnerëve, Jose Mourinho në njërën anë dhe Pep Guardiola në anën tjetër, të cilët kanë një rivalitet goxha të vjetër.

Pas vetëm pesë minutave lojë Heung-Min Son zhbllokoi rezultatin, duke realizuar pas asistimit të Ndombeles.

Golin e dytë që njëkohësisht ishte i fitores për Spurs e realizoi Lo Celso pas 35 sekondave që u inkuadrua në lojë (65′).

Me këtë fitore, Tottenhami merr kreun e tabelës me 20 pikë, derisa City renditet në pozitën e 10-të me 12 pikë. /Insporti/

-->