Mourinho: Unë dal i pari ndeshjen e ardhshme

Futboll 16 Mars 2018 16:31

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho, ashtu siç edhe pritej ka bërë show të madh media në konferencën për media pas humbjes dhe eliminimit nga Liga e kampionëve nga ana e Sevillas.

Mourinho në një përgjigje që zgjati më shumë se 12 minuta mbajti një fjalim me shumë pasion duke tentuar të mbrojë idetë e tij dhe punën që ai e ka bërë në krye të klubit anglez.

Portugezi i famshëm pohoi disa gjërat shokuese dhe përçoi disa mesazhe të fuqishme. Fillimisht ai tha se “Manchester United tashmë duhet ta pranojë se nuk bën pjesë në grupin e gjigantëve evropianë të futbollit”.

Ai vazhdoi të mbrojë punën e tij duke thënë se ka trashëguar një ekip që duhej rindërtuar dhe ka vendosur të qëndrojë në Angli e jo “të shkojë në ndonjë tjetër shtet, ku deri tash do ta kishte ligën në xhep”.

“Unë nuk e kam ndër mend të zhdukem vetëm pse disa njerëz më fishkëlluan. Secili mur e ka nga një derë. Unë nuk do të fshihem në tunele e zhveshtore, madje ndeshjen e ardhshme, i pari do të dal në fushë”, pohoi ndër të tjera portugezi në përgjigjen e tij maratonike.

Mourinho sezonin e kaluar e fitoi Eruopa Ligën duke e mundur Ajaxin në finale, kurse eliminimi në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, pas më shumë se 350 milionë Eurove të harxhuara në transfero është komentuar si dështimi më ia madh në karrierën e tij të shkëlqyeshme.

-->