Mourinho zbulon herën e vetme kur kishte qarë pas një humbjeje

Uncategorized 03 Maj 2020 11:03

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka zbuluar se ka qarë vetëm një herë pas një humbjeje gjatë karrierës së tij, transmeton zeri.info

Strategu portugez kishte qarë pas humbjes me Real Madridin nga Bayern Munichu në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2012.

Real Madridi kishte humbur me penallti, derisa nga pika e bardhë kishin dështuar, Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Sergio Ramos.

“Ajo natë është e vemtja herë në karrierën time si trajner që kam qarë pas një humbje. Më kujtohet mirë, Aitor (Karanka, ndihmësi i tij) dhe unë ndaluam para shtëpisë sime, në makinë, duke qarë”, ka thënë Mourinho.

“Ishte shumë e vështirë sepse ne ishim më të mirët atë edicion”, shtoi ai.

-->