Mourinhon nuk e ndali as kartoni i kuq, ja si udhëzoi lojtarët prapa stolit të skuadrës
Futboll
26 Tetor 2021
19:25

Tekniku i romakëve, Jose Mourinho u përjashtua me të kuq në ndeshjen ndaj Napolit, por kjo nuk e ndaloi atë t’iu jipte udhëzime futbollistëve, shkruan Insporti.
“Special One” ka postuar një video në rrjetet sociale teksa shikohet se si udhëzonte lojtarë nga mbrapa stolit të skuadrës.
“Kur nuk ke biletë dhe dëshiron dëshpërimisht të shikosh një lojë të madhe futbolli”, është shkrimi që tekniku portugez ka zgjedhur të shoqërojë videon.
Me kartonin e kuq kundër Napolit, Mourinho nuk do të ketë mundësinë të drejtojë Romën në transfertën kundër Cagliarit.