Mposhtet “King Kongu” në New York (Video)

Sporte luftarake 04 Mars 2018 07:58

Në meqin i zili u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit me orën tonë, pati një luftë fantastike në mes Deontay Wilder dhe Luis Ortiz, e cila ishte e vlefshme për titullin WBC.

Në rundet e para pati një dominim të lehtë nga Wilder, e madje Ortiz, i cili njihet me nofkën “King Kong”, e gjeti veten në vështirësi diku në mesin e rundit të pestë.

Megjithatë kubanezi Ortiz, u kthye mjaft mirë me disa sulme ndaj Wilder në rundin e shtatë dhe të tetë, madje në të shtatin ndoshta do të mjaftonte edhe një apo dy goditje nga Ortiz që ta përfundonte punën, por amerikani Wilder arriti të mbahet në këmbë deri në gongun që e përfundoi atë rund.

Ishte rundi i dhjetë, ai që u tregua vendimtarë, përndryshe një rund ku të gjithë të pranishmit në arenën e Brooklyn-it ishin në këmbë, pasi kishte luftë gjatë gjithë kohës, me ç’rast pas një direkte të Wilder, Ortiz e pa veten teksa po numërohej nga gjyqtari.
Luis Ortiz arriti të t’i bënte ballë numërimit të gjyqtarit, por tanimë momentumi ishte krijuar për Wilder, dhe djaloshi lokal nga Brooklyn arriti që ta përfundonte punën me tu ngritur Ortiz në këmbë, ku me një KO përfundoi meqin në rundin e dhjetë.

“Bomberi i Bronztë” siç njihet Deontay Wilder, arriti ta mbronte titullin duke shënuar kështu fitoren e 40-të dhe të 39-ën me KO, e në të njëjtën kohë mbeten i pamposhtur. /Insporti.com

 

-->