Muçi i plotë në humbjen nga Leiceteri, Çelhaka zhvilloi 19 minuta

Futboll 25 Nëntor 2021 23:17

Legia e Varshavës ka pësuar humbje nga Leicester City me rezultat 3:1, në sfidën e vlefshme për Ligën e Evropës, shkruan Insporti.com.

Në këtë ndeshje për skuadrën polake u paraqiten dy futbollistë shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka.

Muçi ishte titullar dhe qëndroi në fushë për tërë ndeshjen, ndërsa mesfushori Çelhaka zhvilloi vetëm 19 minuta.

Sipas “Sofascore”, Muçi është vlerësua me notën 6.3, pasi nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij për shkak se sonte luajti si mesfushor i krahut të djahthtë dhe jo si sulmues.

Ndërsa, Çelhaka u vlerësua me notën 6.6.

Kurse, sulmuesi shqiptar nga Kosova, Lirim Kastrati sonte mungoi për shkak të lëndimit.

Përkundër humbjes, Legia ende mbetet në garë për t’u kualifikuar tutje.

Klubi polak renditet në vendin e fundit me gjashtë pikë në grupin C, dy më pak se sa Leicester që tani mban vendin e parë me tetë të grumbulluara pas pesë xhirove të zhvilluara. /Insporti.com/

-->