Muçi titullar, Çelhaka në bankën rezervë – Lirim Kastrati mungon kundër Leicesterit

Futboll 25 Nëntor 2021 20:33

Legia e Varshëvës sonte është mysafire e skuadrës angleze, Leicester City në kuadër të Ligës së Evropës, raporton Insporti.com.

Skuadra polake për këtë sfidë do të mund të llogaritë në shërbimet e dy futbollistëve shqiptarë, Ernest Muçit dhe Jurgen Çelhakës, por jo edhe në shërbimet e yllit të Kosovës, Lirim Kastrati, i cili mungon sonte.

Muçi për këtë sfidë do të jetë nga minuta e parë, ndërsa mesfushori shqiptar Çelhaka e nis nga banka rezervë.

Kastrati mungon sonte për shkak të lëndimit.

Kjo sfidë është e vlefshme për Grupin C, ku gjërat janë tejet të komplikuara pas fitores të Spartakut të Moskës ndaj Napolit të mërkurën mbrëma.

Leicesteri renditet në vendin e fundit me pesë pikë, ndërsa Legia në të tretën me gjashtë pikë.

Ndërsa, Spartaku dhe Napoli kanë grumbulluar nga shtatë pikë pas pesë xhirove të zhvilluara.

Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në King Power Stadium.

-->