Muharrem Jashari largohet nga Trepça’89

Futboll 13 Qershor 2021 14:54

Mesfushori Muharrem Jashari me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e klubit të Trepçës’89, shkruan Insporti.

Jashari ka falenderuar qytetin e Mitrovicës, trajnerët dhe kryesinë e klubit.

Ndryshe, sipas ‘Radio Star Gjilan’, Jashari do të prezantohet në ditën e sotme tek skuadra e Fc Dritës.

Muharrem Jashari do të jetë një ndihmë shtesë për ndeshjet në Evropë, FC Drita nuk do të ndalet me kaq, pasi janë në bisedime edhe me disa lojtarë. /Insporti

-->