Muja konfirmon largimin nga Trepça ’89

Futboll 12 Qershor 2021 23:44

Arbnor Muja është futbollisti i radhës që largohet nga Trepça ’89.

Lajmin e ka konfirmur vetë lojtari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka falendëruar të gjithë bashkëlojtarët, stafin teknik dhe tifozët, gjithashtu i ka uruar suksese klubit në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar mitrovicas, përmes këtij postimi desha të i’u njoftoj që aventura ime tek klubi Trepça 89 ka përfunduar, faleminderit të gjithëve për mbështetjen, veçanërisht presidentit Abedin Zeka, stafit teknik dhe bashkëlojtarëve. Klubit i dëshiroj suksese në të ardhmen, kurse për të ardhmen time do vendosi shumë shpejt.

-->