Mulaomerovic zgjedhet trajneri i vitit në FIBA Europe Cup

Basketboll 08 Maj 2019 15:32

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës që njëherazi është edhe trajner i skuadrës së Z Mobile Prishtinës, Damir Mulaomerovic është zgjedhur trajneri i vitit në FIBA Europe CUP.

Në votimet e mbajtura në ueb-sajtin e FIBA-s, votat e tifozëve që kanë përzgjedhur Mulaomerovicin si trajnerin më të mirë të vitit në këtë kompetecion prestigjioz, me 20 % të votave.

Përderisa Mulaomerovic është pasuar nga serbi, Nebojsa Vidis, i Balkan Botevgradit me 19%, Gianmarco Pozzeccon i Dinamo Sassarit me 17% të votave, si dhe Denis Wucherer i s.Oliver Wurzburgut me 15%.

Prishtina në edicionin e sivjetmë në FIBA Europe Cup, luajti mjaft mirë. Skuadra nga kryeqyteti arriti deri në “Play Off” të garës duke u eliminuar nga Varese e Italisë.