Muller komenton fitoren madhështore ndaj Barcelonës

Futboll 14 Gusht 2020 23:21


Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Muncheni ka fituar 8 me 2 ndaj Barcelonës, transmeton Insporti.

Një humbje sureale e cila është humbja më e thellë në histori të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

“Është e pamundur të spjegoj këtë çfarë ndodhi. Ekipi ynë është në formë fantastike. Unë u shpalla lojtari i ndeshjes por mendoj se në ekipin tonë këtë çmimi e meritojnë 15 lojtarë” – tha ai.

“Barcelona është ekip special ndaj bëmë një lojë agresive” – tha ai.

“Jemi të lumtur dhe do të pushojmë. Duam të jemi në finale ndaj duhet të rigjenerohemi” – përfundoi ai.

Kujtojmë që Bayerni Muncheni pret fituesin e takimit Manchester City – Lyon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

-->