Mund ta lë Tottenham për të kaluar te Chelsea !

Futboll 15 Maj 2018 09:41

Rivaliteti më i madh në futboll i qytetit të Londrës sa i përket Premier League, është ai në mes të Tottenham Hotspur dhe Chelseat.

Për këtë arsye, kalimi i ndonjë lojtari apo kujtdo qoftë nga njëra anë në tjetrën, nuk është se pritet mirë nga tifozët e të dyja palëve.

Mirëpo, pas një deklarimi të fundit, tifozët e Tottenham ndoshta to t’iu duhet të përpihen mirë, pasi njeriu kryesor i stolit të “Spurs” mund të kalojë në bankinën e “Bluve” të Londrës.

Trajneri Mauricio Pochettino, ka duruar mjaftueshëm tash e sa kohë nga presidenti i Tottenham, Daniel Levy dhe në deklaratën e tij pas fitores së fundit 5-4 kundër Leicester City, tekniku argjentinas deklaroi se, e ardhmja e tij është e pasigurt me “Spurs”, derisa po përgatitet t’i ulet bisedës më presidentin Levy, lidhur me buxhetin për afatin kalimtar të transferimeve.

Frustrimi i trajnerit Pochettino tash e disa kohë me drejtuesit e Tottenham, ka qenë pikërisht për shkaqe të fondeve të ndara për transferimin e lojtarëve, ku argjentinasi kërkonte shuma më të mëdha, në mënyrë që ta shndërronte skuadrën e Tottenham më të denjë për të luftuar ndoshta edhe për titull, gjë që zakonisht nuk aprovohej nga personat përgjegjës të klubit.

E derisa këtu ka kësi lloj kufizimesh, në anën tjetër, tek Chelsea, ku pritet të largohet Antonio Conte, trajneri Pochettino nuk do ta kishte këtë problem me pronarin Roman Abramovich, i cili për transferimet e mëdha dhe të duhura, nuk shtrëngon dorën.

Mbetet të shihet nëse përfundimisht Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, do ta hap arkën më shumë në këtë afat kalimtar dhe t’i plotësoj disa dëshira e kërkesa të Pochettinos, apo argjentinasit do t’i duhet të shikoj nga ana tjetër e Londrës. /Insporti.com

-->