A mund të largohet bashkë me Conte-n edhe Hazard !

Futboll 09 Shkurt 2018 10:31

Belgu i cili shpejt kaloi nga një i ri i vlerësuar shumë lartë për talentin e tij, në një lojtarë sot i klasit botëror.

Shumë pak lojtarë mund të thonë se janë mjaftueshëm të mirë, për t’u konsideruar nga Real Madrid. Eden Hazard hyn në mesin a atij grupi të vogël, që admirohet nga “Los Blancos” dhe pritet të jetë njëri prej synimeve kryesore gjatë verës.

Në një intervistë gjatë evenimentin të Nike-s që u mbajt në Londër, Hazard u pyet edhe lidhur me interesimin e Real Madrid për të dhe mundësinë që belgu ta lëshojë Londrën për kryeqytetin e Spanjës. Kurse, ai u përgjigj se për momentin është lojtarë i Chelsea-t dhe është i fokusuar tek kjo skuadër, por u shpreh po ashtu se, në futboll asnjëherë nuk i dihet, gjithçka mund të ndodh në të ardhmen.

Eden Hazard ka qenë i pëlqyer qysh kur ishte në moshën 10 vjeçare, nga trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane. Ky i fundit qysh atëherë kishte shprehur admirimin për belgun dhe duke parë talentin e tij, kishte thënë se ky djalosh një ditë do të shndërrohet në një lojtarë të madh.

Përndryshe, Hazard bashkë me Chelsea-n do të takohet me Barcelonën në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve dhe ndeshja e parë javën tjetër zhvillohet në Londër.
Kurse, në ndeshjen e dytë të kësaj faze që luhet më 14 Mars në “Camp Nou”, londinezët do ta kenë edhe përkrahjen e tifozëve të Real Madrid, kundër rivalëve të tyre të betuar të Barcelonës. /Insporti.com

-->