Mundësi e artë për Chelsean, shikoni çka bën Fabregas nga penalltia

Futboll 05 Janar 2019 16:39

Cesc Fabregas ka lëshuar mundësi të artë për ta kaluar Chelsean në epërsi, në ndeshjen e FA Cup përballë Nottignham Forestit.

Mesfushori spanjoll, që ka 4 vite e gjysmë që është pjesë e Chelseat, duket se po e zhvillon ndeshjen e fundit të tij me fanellën e bluve të Londrës, përcjell Insporti

Futbollisti 31-vjeçar, që sot po bart edhe shiritin e kapitenit, nuk arriti të tregohej i saktë nga penalltia kur po luhej minuta e 30-të.