Mundo Deportivo: Messi për herë të gjashtë fituesi i Topit të Artë

Futboll 26 Nëntor 2019 10:21

Lionel Messi do të fitojë për të gjashtën herë Topin e Artë, sipas mediave në Spanjë.

Mundo Deportivo raporton se Lionel Messi do të fitojë Topin e Artë, duke e mundur në një garë të ngushtë Virgil van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon.

Fituesi i Topit të Artë do të zbulohet zyrtarisht më 2 dhjetor, në një gala ceremoni të organizuar nga ‘France Football’, përcjell lajmi.net.

Siç raporton media spanjolle, një ekip i ‘France Football’ ka qëndruar në Barcelonë, për të intervistuar Lionel Messin, si fituesin e ri të Topit të Artë.

Fituesi aktual i Topit të Artë është Luka Modric, i cili vitin e kaluar i dha fund dominimit dhjetë vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

-->