Mungesa te Uruguai e favorizon Francën – Formacionet

Futboll 06 Korrik 2018 14:59

Ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës së Botës “Rusia 2018”, është ajo që zhvillohet sot (e premte) me fillim në ora 16:00, në mes Uruguait dhe Francës.

Uruguai në 1/8-ën e finales e mposhti Portugalinë e Cristiano Ronaldos për të kaluar deri në këtë fazë, kurse Franca eliminoi Lionel Messin dhe Argjentinën.

Te Uruguai vërehet mungesa e sulmuesit Edinson Cavani, i cili në ndeshjen e kaluar kundër Portugalisë u lëndua dhe siç dallohet, nuk do të jetë në formacionin startues për ndeshjen e sotme kundër Francë.

E “Gjelat” në anën tjetër janë të plotë në secilin repart, përveç Blaise Matuidi, i cili mungon për shkak të kartonave. /Insporti.com

-->