Mungon për ndeshjet e nëntorit, ylli i Kosovës ndahet nga e dashura?

Basketboll 21 Nëntor 2020 14:45

Florenta Islami është bërë e njohur për showbizin qysh nga fejesa e saj me reperin shqiptar Ghetyo Geasy, fejesë kjo që nuk kishte një fund të lumtur.

Pas kësaj ndarje të bujshme, Florenta filloi lidhjen e dashurisë me basketbollistin Dardan Berisha.

Por dyshja prej 2-3 javësh janë ndarë dhe nuk shihen në praninë e njëri-tjetrit. Ata kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, ndërsa Florenta mungoi edhe në ditlëindjen e Dardanit, që e festoi para disa ditësh.

Përndryshe, Dardan Berisha, i cili është edhe kapiten i Kosovës, nuk do të jetë pjesë e “Dardanëve” për ndeshjet parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 ndaj Sllovakisë dhe Islandës për shkak të infektimit me Covid 19.

-->