Munguan në listën e lojtarëve të ftuar – Martinez paralajmëron largimin e Hazard dhe Lukakut

Futboll 18 Mars 2022 18:30

Roberto Martínez nuk ka përfshirë as Hazardin dhe as Lukakun në listën e kombëtares belge për ndeshjet e muajit mars.

Tekniku spanjoll shpjegoi se ka menduar të grumbullojë lojtarë që kanë më pak se 50 ndeshje me përfaqësuesen, për të parë përparimin e tyre. “Peshat e rënda” e rënda janë lënë pushim, megjithëse ky nuk është rasti i Eden Hazard, që është në rënie të lirë. Roberto Martínez, trajneri belg, ka analizuar situatën e Hazard dhe të ardhmen e tij në kombëtare.

“Është ende herët për t’u shqetësuar për Kupën e Botës. Ne i njohim mjaft mirë cilësitë e tyre. Romelu dhe Eden janë thelbësorë për ekipin kombëtar dhe sigurisht të qenët në formë në kohën e duhur është e rëndësishme në futboll.”

Trajneri parashikon ndryshime në të ardhmen.

“Po vjen vera tjetër, kështu që do të ketë ndryshime në ekipe të ndryshme. E njëjta gjë vlen edhe për Lukakun dhe Hazard: situata e tyre do të rishikohet kur të fillojë sezoni i ri. Duam që lojtarët tanë të jenë të lumtur në fushë dhe të bëjnë ndryshimin. Ky është edhe objektivi i tyre, megjithëse tani janë në një situatë të pazakontë”, shpjegoi trajneri spanjoll.

-->