Munishi: Është për të ardhur keq që kjo ndodh në derbin e Gjilanit

Futboll 16 Shkurt 2020 23:59

Sot është zhvilluar derbi më i madh i futbollit kosovar, ku u ballafaquan Drita e Gjilani.

Edhe këtë herë atmosfera ishte shumë e mirë, por sipas Munishit stadiumi i Gjilanit njeherë e përgjithmonë duhet të rregullohet pasi nuk ofron kushte të mira.

“Është për të ardhur keq që një derbi kaq i madh zhvillohet në atë stadium. Pra ai stadium është dashur të rregullohet pasi është mekat gjithë ajo tifozëri mos të ketë kushte ku mund ta shikojë ndeshjen”, tha Munishi në ‘Dueli Sportiv’.

“Pra nuk është se vetëm Intelektualët dhe Skifetrët që duan ta shohin atë dneshje, atë ndeshe duan ta shohin edhe njerëz tjerë që janë jashtë Gjilanit”.

“Pastaj mund të ftosh mysafirë edhe nga jashtë Kosova andaj është mekat që ajo lojë të luhet aty. Aty nuk ka kushte për tifozëritë”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

-->