Munishi: Feronikeli duhet të ketë kujdes nga kjo gjë

Futboll 25 Qershor 2019 09:35

Ismet Munishi ka treguar se çka duhet të bëjë Feronikeli në ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

‘Nikli’ do të luajë në raundin paraeliminator të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Prishtinë nga 25 deri më 28 qershor.

Ndërkaq, trajneri i njohur Ismet Munishi shpreson në kualifikimin tutje të kampionit të Kosovës.

“Feronikeli është një skuadër e fortë, dhe ka përparësi që luan ndeshjet si vendas”, u shreh fillimisht Munishi në ‘Dueli Sportiv’.

“Përparësi e ‘Niklit’ është edhe se i ka mbajtur lojtarët me të cilët është shpallur kampion dhe jo Drita”, vlerësoi Munishi.

“Por, duhet pasur kujdes, nuk duhet të na kaplojë euforia”, shtoi trajneri i Ballkanit.